Këtë sezon në Superligë disa skuadra kanë patur probleme me stadiumin, duke mos i luajtur në shtëpi takimet, por në një impiant neutral. Kështu ka ndodhur me Laçi, Flamurtarin, Teutën, apo edhe Kukësin.
Megjithatë një situatë e ngashme është edhe në Kategorinë e Parë dhe kësaj radhe njoftimi vjen nga Apolonia, që për ndeshjet e mbetur në vitin 2018-të do i luajë në fushën stërvitore dhe jo në “Loni Papuçia. Sigurisht që nuk do të ketë tifozë për të ndjekur ekipin nga afër.
Fierakët nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale lajmërojnë se sfidat ndaj Besës dhe Elbasanit nuk do të luhen si zakonisht.