Milani po kalon një situatë të vështirë në këtë sezon teksa kuqezinjtë edhe pse ia kanë dalë të marrin dy fitore nuk kanë bindur me lojë, duke humbur dy ndeshjet e tjera. Së fundmi, Milani u mposht në derbin e radhës nga Interi dhe morali i grupit të futbollistëve është i ulët.
Përgjegjësia tashmë do të jetë e trajnerit Xhampaolo, i cili duhet të kthejë besimin në skuadër duke filluar nga ndeshja e radhës ndaj Torinos. Megjithatë, një tjetër lajm negativ për teknikun e kuqezinjve është edhe dëmtimi i fantazistit, Paketa.
Braziliani, i cili u aktivizua gjatë pjesës së dytë me Interin, ka pasur shqetësime muskulore pas sfidës. Ditën e sotme, do të shihet më mirë gatishmëria e lojtarit për ndeshjen e mesjavës ndaj Torinos, edhe pse duket e vështirë dhe Paketa rrezikon edhe ndeshjen me Fiorentinën në fundjavë./vipsport/