Mauro Ikardi u huazua nga PSG-ja tek Gallatasarai dhe deri tani me skuadrën turke ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 6 asiste.

Sulmuesi argjentinas duket i rilindur në Stamboll dhe ka deklaruar për mediat se dëshiron të qëndrojë aty.

“Dua shumë të qëndroj në Stamboll. Në Paris isha me më të mirët në botë, por nuk kisha gjë në vijë.

Këtu shoh një interes të madh për mua”, u shpreh Ikardi.