Ndërkohë që dëbora prej ditësh ka përfshirë Kosovën, klubet e Vala Superligës duket se kanë qenë të papërgatitur për të luajtur në terrene me dëborë.

Kjo për faktin se disa prej tyre nuk dispononin topin e kuq, që është i detyrueshëm për t’u përdorur, kur luhet në terren me dëborë.

Në një emision sportiv në KTV, futbollisti i Gjilanit, Armend Thaçi tregoi se në sfidën ndaj Lirisë, gjetën një zgjidhje interesante, duke lyer topin me spraj të kuq.

“E lyem me spraj dhe e bëmë të kuq, ndërkohë që për fat, e pati efektin deri në fund, pasi topit nuk i doli boja. Shyqyr që ka qëlluar boja origjinale”, – u shpreh me humor Thaçi./konica/