Eliminimi i Gjermanisë nga Kupa e Botës, ishte surpriza më e madhe në këtë Botëror, duke qenë se skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv ishte Kampione e Botës në fuqi.

Në fakt, historia thotë se eliminimi i Gjermanisë nuk është një rastësi, duke qenë se prej vitesh ekziston një mallkim për sa i përket petkut të kampionit.

Që nga Botërori i Francës, më 1998, të gjitha skuadrat që kanë fituar Kupën e Botës, janë eliminuar nga Botërori pasardhës, me përjashtim të Brazilit në vitin 2002 dhe 2006.

Nga ana tjetër, viti i largët 1986 ishte fillimi i mallkimit për sa i përket grupit F. Të gjithë e dinë historinë e “Dorës së Zotit”, ku Maradona eliminonte Anglinë në çerekfinale.

Në fakt, Anglia shkonte në atë ndeshje si ekip i Grupit F dhe që nga ajo kohë, asnjëherë një skuadër nga ky grup nuk ka arritur që të fitojë Kupën e Botës. /Vipsport/