Pas humbjes ndaj Kukësit me rezultatin 0-3 në stadiumin e qytetit të Kamzës, trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu u tregua i ashpër në mikrofonat e “SuperSport” teksa tregon se ekipi nuk krahasohej me Kukësin dhe se objektivi është mbijetesa:

“Sot ishte një ndeshje e interpretuar shumë dobët nga ana jonë. Gjatë gjithë javës i kam thënë skuadrës që do të kemi përballë një ekip të fortë pavarësisht situatës që vinin. Ajo që unë i kam bërë skuadrës të ditur disa herë është se nuk krahasohemi me Kukësin as me nivelin profesional as financiar dhe ishim të kënaqur edhe me një pikë, luajtëm mirë në pjesën e parë kishim një rast në fillim të pjesë të dytë me Rezin që nëse do të ishte gol do të kishte ndryshuar gjithçka.

Lojtarët nuk e marrin seriozisht çfarë ne i themi, ne jemi një skuadër e re, dhe unë e shoh që në pjesën e dytë ishim një skuadër totalisht jashtë sepse ishin dhe lojtarët jashtë pozicioni, kishim dhe mungesa me Da Silvan i cili ishte mungesë kryesore.

Ne jemi skuadra më e lehtë dhe jo të krahasohemi me Kukësin, ne ishim me idenë që po të barazonim me Kukësin do të ishim të kënaqur, por nuk shkoi kështu. Pas rastit që humbi Rezi ne humbëm besimin dhe aty Kukësi duke patur nivel na sulmoi. Da Silva në këtë ndeshje do të jetë një fushë. Ne jemi një skuadër pa lojtarë dhe duhet të sigurojmë mbijetesën.”