Tirana dhe Dinamo do luajnë sfidën e kthimit për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Në 17 nëntor në 13:30, skuadrat do zbresin në fushën e “Selman Stërmasit” për të diskutuar sfidën e kthimit.

Në duelin e parë, Blutë e Shkëmbit morën një fitore 2-0, duke pasur detyrë mbajtjen e rezultatit dhe sigurimin e kualifikimit per ne çerekfinale.

Bardheblutë e Shehut kanë detyrë shënimin e dy golave, me shpresë për të dërguar ndeshjen në shtesë. Për shkak të ngjeshjes së ndeshjeve në “Air Albania”, sfida është projektuar për në “Selman Stërmasi”.

Të dyja klubet ende nuk e kanë komunikuar zyrtarisht stadiumin, me FSHF që në webin zyrtar ka caktuar stadiumin.