Myrto Uzuni po kalon një nga momentet më të mira në karrierën e tij futbollistike. Te Granada është një pikë referimin në sulm, teksa me kombëtaren shqiptare siguroi kualifikimin për në Euro 2024.
Pikërisht me skuadrën spanjolle i aka dalë të fitorjë edhe çmime të rnëdësishme individuale. Vetëm pak javë më parë mori çmimin e “Lojtarit më i Mirë” në La Lia 2 për sezonin që kaloi, teksa këtë herë është “Marca” i ka dorëzuar një tjjetër çmim. Çmimi “Pichichi” për golashënuesin e sezonit të kaluar i është dhënë Uzunit nga Emilio Contreras, zv, drejtori i “Marca”.
“I falënderoj të gjithë për çmimin duke filluar me tifozët, bordin, stafin stërvitor dhe të gjithë ekipin. Ka qenë një javë e mrekullueshme për mua, kualifikimi me Shqipërinë në “Euro 2024”, ‘Pichichi’ dhe nesër (sot), përveç kësaj, kemi një finale ndaj Alavesh.
Është një ditë shumë e bukur për mua. Unë gjithmonë dua të përmirësohem në çdo lojë. E rëndësishme është të ndihmoj ekipin tim të jetë aty ku duhet”, u shpreh Uzuni pas marrjes së çmimit.
Kujtojmë se në orën 21:00 Granada do të duelojë me Alavesh në La Liga, sfidë që do ta luajnë në transfertë./newsport/