Xhani De Biazi vazhdon të mbetet një emër i lakuar në mediat italiane si trajner që kërkohet nga ekipe të ndryshme. Por ish-trajneri i përfaqësueses italiane mbetet përsëri për ekip. Qofshin ato kombëtare apo klube, emri i De Biazit del gjithmonë në skene, por po ashtu, në fund ai vazhdon të mbetet i papunë, ose më saktësisht një opinionit televiziv.

De Biazi së fundmi ishte kandidat për të marrë drejtimin e një klubi si Frozinone dhe këtë e kishte konfirmuar edhe vetë ai, apo edhe drejtuesit e klubit. Por nëse këta të fundit kanë lënë të kuptohet se ishin ata që i kishin thënë “jo” trajnerit duke zgjedhur Baroni, De Biazi pretendon të kundërtën.

“Isha me të vërtetë pranë Frozinones, por nuk ekzistonin kushtet e duhura për të bërë këtë zgjedhje. Do të më pëlqente që të kthehesha të drejtoja në Itali apo cilindo vend tjetër në botë, por do të dëshiroja të kisha një kënaqësi në aspektin personal në karrierën time”, shpjegoi De Biazi, duke lënë të të kuptohet se ishte ai që nuk kishte parë në klubin italian kushtet e duhura për të marrë diçka të rëndësishme për karrierën e tij, ku në pjesën më të madhe të kohës, ka drejtuar skuadra që luftonin për mbijetesë. /vipsport/