Portieri i Lacios dhe Shqipërisë Thomas Strakosha injoron kritikat ndaj tij.
Në një prononcim për radion e klubit bardhekaltër, 25-vjeçari shton se “shumëkush do të dëshironte të ishte në pozicionin e tij” dhe “se nëse përqëndrohet vetëm te gabimet e tij, atëherë ai në fushë nuk arrin të përqëndrohet”.
“Nuk i dëgjoj kritika. Kam trajnerin dhe stafin teknik që më thonë se kur gaboj. Jam i qrtë. Nëse kritikojnë pas telefonit apo kompjuterit, nuk më intereson. Vazhdoj përpara pa probleme.
Nëse mendoj për gabimet, e humbas përqëndrimn në fushë dhe pas një gabimi më duhet të filloj gjithçka nga e para. Shumë veta do të dëshironin të ishin në vendin tim, e di këtë gjë. Jam i lumtur që jam këtu, futbolli është jeta ime”, deklaroi Strakosha pas fitores së thellë 1-5 kundër Veronës në kampionat.