Pasi u mposht 2-0 në Gjeorgji, Partizani nuk ia doli që të bënte mrekullinë në ndeshjen e kthimit. “Demat” barazuan pa gola përballë Iberias, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, rezultat ky që eliminon të kuqtë nga Conference League.

Ndeshja e sotme kishte ritëm të lartë, me dy shtylla nga të dyja skuadrat në pjesën e parë. Megjithatë goli nuk erdhi. Edhe me nisjen e pjesës së dytë, situata ishte po e njëjtë. Skuadrat kërkonin shumë, por asnjëra prej tyre nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës.

Në këtë mënyrë, Partizani eliminohet nga Conference League, duke i dhënë fund aventurës europiane për këtë sezon futbollistik.

Partizani 0 – 0 Iberia (0-2)