Mbrëmja e djeshme ishte e veçantë për futbollin britanik duke qenë se në Euro 2020, ndeshej Anglia me Skocinë. Takimi përfundoi me rrjeta të paprekura, por ishte shumë i luftuar, ndërsa në tribuna kishte edhe shumë personazhe VIP.

Por, edhe pse të gjithë e njohin dhe e respektojnë, për Sir Aleks Ferguson nik ishte shumë e lehtë të ambientohej në një nga ulëset e Uemblej. Kho për arsyen e thjeshtë pasi legjenda e Mançester Junajtid, hasi vështirësi për të parkuar makinën.

Ish-tekniku iu drejtua parkingut për VIP-a pranë stadiumit, mirëlo stjuartët nuk e lejuan të parkonte aty.

Pas një momenti diskutimi, Ferguson u detyrua të largohej dhe ta sistemonte mjetin e tij diku tjetër teksa nuk s mori privilegjin e merituar. Një episod që ka ngjallur kureshtje na Angli, pasi sigurisht bëhet fjalë për një nga figurat më të rëndësishme të futbollit britanik. /VipSport/