Kristiano Ronaldo e ka nisur në stol takimin e sotëm kundër Udinezes.

Alegri ka preferuar të hedhë Bernardeskin dhe Dibalën në vend të tij, ndërsa ky i fundit e ka shpërblyer menjëherë besimin me golin e shënuar që në minutën e 3-të.

Por stoli nuk bën për 5 herë fituesin e Topit të Artë, i cili nuk mund të qendrojë i ulur dhe pasiv përgjatë gjithë takimit.

Ronaldo është i vendosur të japë në një mënyrë kontributin e tij dhe këtë herë ka zgjedhur të bëjë rolin e Masimiliano Alegrit. Sulmuesi 35-vjeçar ka shkuar pranë shokut të tij të skuadrës, Bernardeskit, duke i dhënë udhëzimet e tij për lojën.