Probleme pa fund per Veleçikun. Nje e katerta e skuadres qe ka qene pjese e saj ne fazen e pare te kampionatit, nuk do te jete me ne pjesen e dyte te sezonit. Kjo sepse drejtuesit e klubit kane vendosur te largojne pese prej tyre, nderkohe qe i gjashti ka ikur jashte vendit.
Behet fjale per mbrojtesin me shume pervoje Izmir Balaj. 28 vjeçari mesohet te jete larguar drejt Kanadase bashke me familjen e tij per te vijuar jeten atje dhe me shume mundesi edhe futbollin. Largimi i tij padyshim qe ka krijuar jo pak probleme per stafin teknik sepse ai ka qene shtylla e qendres se mbrojtjes.
Megjithate ky tashme eshte nje realitet dhe Balaj nuk do te jete pjese e Veleçikut prandaj dhe trajneri Smajli duhet t’i beje llogarite pa kete lojtar dhe duhet te mendoje per ta zevendesuar.
Kujtojme qe ne ditet e para te janarit jane larguar nga skuadra edhe futbollistet Arenc Dibra, Brilant Hasaj, Klodian Pjetri, David Marku dhe Kujtim Alçani te cilet tekniku lezhjan nuk i ka patur në planet e tij.
Pavaresisht ketyre largimeve, drejtuesit e Veleçikut jane duke menduar serish per ta mbajtur skuadren ne nivele konkurruese dhe per kete arsye po mundohen te gjejne lojtare te tjere te cilet mund te behen pjese e skuadres ne gjysmen e dyte te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/