Kundershtari i Vllaznise ne “Conference League”, Universitatea Craiova nuk po gjen qetesi ne merkato. Ajo jo vetem qe afrimet i ka patur me pikatore, por nga ana tjeter, nga rradhet e saj vazhdojne largimet.
Sot vete klubi rumun ka njoftuar mbylljen e bashkepunimit me mbrojtesin e djathte Antoine Conte. Lojtari nga Guinea nuk ben me pjese në përllogaritjet e kesaj skuadre për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Laszlo Balint mbështetet në pozicionin e mbrojtësit të djathtë te Stefan Vladoiu dhe Bogdan Vatajelu. Conte u përdor në ndeshjen miqësore me Qarabag, e cila përfundoi në barazim 1-1, por pas kësaj ndeshje klubi njoftoi ndarjen.
“Faleminderit, Antoine Conte! Klubi i Universitetit të Craiova ka ndërprerë marrëdhëniet kontraktuale me mbrojtësin Antoine Conte. E falënderojmë dhe i urojmë suksese të vazhdueshme!”- shkruhet ne faqen zyrtare te Universitatea te Krajoves./SHKODRA-SPORT.COM/