Nuk ndalet Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran ka shënuar gol sot në takimin mes Sturm Graz dhe ST. Polten, të mbyllur 3-0 (elita austriake).
Balaj ”tund rrjetën” në minutën e 78-të, duke konfirmuar formën e mirë. Jo vetëm kaq, pasi ndihma e dhënë ndaj ekipit ka qënë e madhe.
Kujtojmë që ai ”shkundi merimangat” edhe ndaj Austrisë së Vjenës, në takimin e luajtur dy javë më parë.
Sturm Graz renditet në vendin e dytë me 24 pikë, 1 më pak se Salzburg kryesuese.