Laçi ka prezantuar dy futbollistë të tjerë që do të pasurojnë radhët e sulmit kurbinas, në prag të duelit ndaj Egnatias. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Leo Ballhysën dhe Amadou Traore. Ballhysa ka qenë pjesë e Dinamos sezonin e shkuar, teksa është aktivizuar dhe me moshat e Tiranës.

Ndërsa Traore vjen nga Mali për të veshur për herë të parë fanellën e një klubi shqiptar. Ashtu si dy afrikanet qe u prezantuan dje, edhe ky eshte sjelle ne Shqiperi nga menaxheri shkodran Benardin Kulla. Traore luan ne repartin e sulmit dhe pritet te jete nje element i rendesishem ne dispozicion te trajnerit Cungu.

Për ekipin kurbinas prova e dytë pas barazimit me Tiranën do të zhvillohet nesër në Rrogozhinë përballë kampionëve në fuqi të Egnatias prej orës 17:00. Kujtojmë se dy lojtarë të tjerë, Laçi i prezantoi dje. Ata ishin Titan Hamed Konate dhe Sory Ouatara. Organika kurbinase tashmë duket e kompletuar.

Njoftimi i Laçit:

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me dy futbollistë që luajnë në radhët e sulmit Leo Ballhysa dhe Amadou Traore janë tashmë pjesë e familjes bardhezi. Mirëseerdhët!”