Veleçiku nuk ka te ndalur ne perforcimet ne prag te startit te kampionatit te ri. Drejtuesit e tij kane “mesyre” ne Shkoder, aty ku kane marre tashme disa lojtare, bashke edhe me trajnerin Haris Lika.
Por interesant eshte fakti se perpos lojtareve me pervoje si Hajdari e Dibra, koplikasit kane bere te tyret edhe disa lojtare te rinj e me perspektive qe sezonin e kaluar kane qene pjese e Vllaznise.
Njeri prej tyre eshte kapiteni i ekipit Vllaznia U19, Arsen Elbasani. Ky i fundit kishte pritur nje ftese nga ekipi i pare i kuqebluve por ajo asnjehere nuk i erdhi. Megjithate, per disa kohe u stervit me ekipin Vllaznia U21 dhe u mendua se do te ishte pjesa e saj ne sezonin e ri, por nuk ka ndodhur keshtu.
Oferta e bere nga trajneri Haris Lika per t’iu bashkuar Veleçiku, ka bere qe ai te ndryshoje mendje dhe te niset drejt Koplikut. Vete mbrojtesi 19 vjeçar, ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” ka shpjeguar edhe arsyet qe e bene te vendoste ne kete menyre:
“Po, eshte e vertete se prej disa ditesh jam bere pjese e Veleçikut. Arsyeja pse zgjodha kete skuader ishte se me bindi trajneri Haris Lika. Perpos kesaj, edhe kushtet e kontrates ishin te mira dhe si rrjedhoje vendosa te bashkohem me te.
Nje tjeter arsye eshte se objektivi i Veleçikut do te jete te synoje ngjitjen ne kategorine e pare dhe per kete arsye, edhe une do te mundohem te jap maksimumin tim per ta arritur kete gje”./SHKODRA-SPORT.COM/