Nuk ndalen tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve. Drejtuesit e saj kane bere realitet nje tjeter afrim, i dyti brenda dites se sotme.
Dhe serish kemi te bejme me nje amerikan tjeter. Ai eshte Kevin Oberweiser i cili luan ne pozicionin 2 dhe nga dita e neserme do te jete ne dispozicion te trajnerit Bilali.
Lajmi per ardhjen e ketij lojtari e ka bere te ditur vete klubi i basketbollit Vllaznia permes nje njoftimi ne faqen zyrtare te tij ku shkruan:
“Kevin Oberweiser, amerikani 24 vjeçar i quajtur ndryshe “gjahtari” i 3-pikshave sapo ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza për tu vënë menjëherë nën urdhërat e timonierit kuqeblu Afrim Bilali.
Oberweiser i cili luan në pozicionin 2 vjen nga një eksperiencë mjaft e sukseshme në kampionatin Irlandez dhe pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për kuqeblutë e koshit. Run To10″.
Dy jave me pare erdhen amerikanet Quincy Harding dhe Ricky Madisom ndersa pasditen e sotme mberriti edhe Danny Lawhorn ndersa me Kevin Oberweiser plotesohet kuarteti i lojtareve qe kane ardhur nga kontinenti i larget./SHKODRA-SPORT.COM/