Në miqësoren e dytë ndaj Meksikës, Argjentina fitoi falë golave të Mauri Icardit dhe Paulo Dybala. Por përpara se të fillonte ndeshja, diçka e çuditshme ka ndodhur.
Kur skuadra dhe stafi i Argjentinës mbërritën në stadiumin Malvinas Aegentinas për të luajtur miqësoren ndaj Meksikës, të gjithë kuptuan që një prej lojtarëve mungonte.
Ai ishte Gaston Gimenez. Lojtari, i cili vuante nga dhimbjet e stomakut gjatë ditës, është harruar nga stofi dhe shokët e ekipit.
Vetëm kur mbërritën në stadium e vunë re mungesën e mesfushorit të Velez. Gimenez arriti të shkonte vetëm në stadium dhe qëndroi në stol deri në fund të takimit./alpenews/