Interi mposhti Dortmundin ditën e djeshme me rezultatin 2-0, në ndeshje e vlefshme për grupin F, në Ligën e Kampionëve.
Zikaltërit fituan një ndeshje shumë të rëndësishme, e cila i jep shpresa të mëdha italianëve, për të kaluar fazën e grupeve. Megjithatë ekipi i Kontes nuk fitoi vetëm ndeshjen dje, por regjistroi edhe një rekord, që nuk ndodhte prej një kohe të gjatë.
Sipas statistikave të publikuara nga “Opta”, Interi ka pësuar vetëm 5 gjuajtje nga skuadra gjermane ditën e djeshme. Një rekord ky për italianët, të cilët nuk pësonin kaq pak gjuajtje në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, që nga sezoni 2003-2004.
Me ardhjen e Kontes, te zikaltërit është rritur optimizmi, dhe tifozët tashmë kanë filluar të ëndërrojnë për të fituar trofe të rëndësishëm, pas një periudhe të vështirë që kaluan në vitet e fundit.