Tifozët e Paris Saint-Germain nuk janë të kënaqur me francezin, teksa sulmuesi nuk po rinovon kontratën duke e fishkëllyer ate në ndeshjen ndaj Clermont.

Francezi është hyrë në vitin e fundit t kontratës së tij me PSG dhe nuk dëshiron që të nënshkruajë kontratë të re me klubin, duke irrituar tifozët, të cilët e kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

Në ndeshjen e parë të PSG-së në shtëpi kundër Strasbourgut më 14 gusht, kishte tifozë që po ashtu e kishin fishkëlluar Mbappen, e ardhmja e të cilit në atë kohë ishte në ajër.

Mbappe, raportohet se ka refuzuar dy oferta të PSG-së për të rinovuar dhe është e qartë që tifozët nuk janë të kënaqur me faktin që ai po refuzon nënshkrimin e kontratës së tij.