Dimitry Payet u detyrua të dilte nga fusha e lojës në finalen e Europa League mes Marseille dhe Atletico Madrid, për shkak të një dëmtimi.

Duke dalë, mesfushori francez nuk e mbajti dot veten, duke shpërthyer në lot.

Lojtari i klubit francez u kritikua ashpër nga ish-futbollisti i Arsenalit, Lee Dixon, për faktin se qau si fëmijë.

“U tregua shumë egoist. Ai është kapiteni, po del nga loja, po qan dhe po mendon vetëm për veten në ato momente.

Duhej të kthehej dhe t’i jepte zemër shokëve, ashtu siç bëri Cristiano në finalen e Evropianit”, deklaroi Dixon.

Ai shtoi se Payet u dëmtua pasi preku trofeun e Europa League kur po hynte në fushë.

“Çdo futbollist e di që nuk duhet prekur trofeu përpara ndeshjes. Është ters dhe ia çfarë ndodhi”, tha Dixon.