Orges Shehi kërkon edhe goditjen e fundit. Ai do të jetë mesfushor. Trajneri kërkon që lojtari të jetë një mesfushor shkatërrues dhe klasiku për këtë pozicion është Ardit Krymi. Nga merkatoja pritet që të zëvendësohet Albano Aleksi.
Veç Krymit, Floart Jonuzi dhe Idriz Batha dhe më pak Ardit Krymi janë lojtarët që mund të zëvendësojnë mesfushorin e larguar. Në fakt, për momentin kuksiani Jonuzi duket më afër Tiranës.
Lojtari qe prej tre sezonesh ka qene pjese e Vllaznise, nuk ka rene dakord se fundi me drejtuesit kuqeblu ndonese oferta financiare e tyre mesohet te kete qene shume e kenaqshme. Tashme Jonuzi po sheh opsionet e tjera dhe bardheblute jane nje mundesi reale.
Ardit Toli mund të jetë një tjeter mundësi, gjithmonë nëse lirohet nga skuadra gjeorgjiane si dhe Gjelbrim Taipi, që më parë ka luajtur me Kukësin. Ndërkohë, vijon të jetë në lojë për t’u afruar te Tirana edhe mbrojtësi nga Tetova, Egzon Bejtullai.