Rei Manaj ishte sërish i impenjuar me Barcelonën B në ditën e djeshme, teksa edhe pse nuk shënoi në triumfin 1-2 ndaj Alkojano, sërish shqiptari realizoi një paraqitje pozitive, ashtu siç ka bërë në prezantimet e fundit me katalanasit.
Ndërkohë, lushnjari në dhomat e zhveshjes tregoi edhe një dedikim të veçantë për një të njohurin e tij, Agron Rumi, që fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Një dedikim të cilin Manaj do ta zbulonte në fushë në rast shënimi, megjithatë lojtari i kombëtares gjithsesi ia ka dalë ta tregojë atë që dëshironte.
Kujtojmë se Manaj është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë, duke qenë se ka shënuar 10 gola dhe udhëheq sulmin te ekipi i tij. /VipSport/