Prej tetë vitesh luan në nivele të larta, por Elseid Hysaj nuk është një mbrojtës krahu që shquhet për gola.
Në karrierën e tij në rang klubesh (Empoli dhe Napoli), si dhe me Kombëtaren shqiptare, ka shënuar 3 gola në total.
Për herë të parë në Serinë B me Empolin në humbjen 2- 1 ndaj Virtus Lançiano në transfertë më 17 prill 2014.
Më pas më 10 shtator 2019 me Shqipërinë në fitoren 4-2 ndaj Islandës, për të ardhur te goli i dy ditëve më parë për Napolin kundër Sasuolos.