Pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Spanjës, në të cilën kuqezinjtë tanë u mposhtën 0-1, ka ardhur edhe reagimi i fortë i babait të qendërmbrojtësit Ardian Ismajli. Futbollisti i Empolit, nuk gjeti aspak hapësirë nga ana e teknikur Sylvinho, përgjatë të treja ndeshjeve që kombëtarja jonë zhvilloi.

‘Ardian,

Behu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, per kete tradhti, te jeni krenar per çdo gjë qe keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…

Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…’- shkruan ai.