Ndalimi i shtrëngimit të duarve mes futbollistëve përpara çdo ndeshjeje të kampionatit anglez është pritur me tallje dhe kritika nga tifozët në rrjetet sociale.

25658668-8085969-image-a-4_1583585641174

Tifozët e kanë quajtur “patetike” dhe “qesharake” vendimin e zyrtarëve të futbollit anglez për të ndaluar futbollistët të shtrëngojnë duart përpara nisjes së çdo takimi. Momenti kur futbollistët e Liverpulit dhe Bornmauthit evituan ritualin e zakonshëm të shtrëngimit të duarve nuk la një shije të mirë te tifozët. Megjithatë disa prej lojtarëve gjetën një mënyrë për të përshëndetur njëri-tjetrin. Futbollisti i Liverpuli Xhorxhino Vajnaldum dhe bashkëkombasi Nathan Ejk përshëndetën njëri-tjetrin duke përplasur kyçet e duarve.

25658676-8085969-image-a-1_1583585518619

“Ndalimi i shtrëngimit të duarve është diçka shumë patetike!”

“Harruan të mos shtrëngonin duart, kjo duket shumë e çuditshme!”

“Shtrëngimi i zakonshëm i duarve nuk u pa sot në fushë, është gjëja më për të qeshur që kam parë ndonjëherë!”, shkruajnë disa prej tifozëve në rrjetet sociale.

Ndryshe nga Italia, ku janë shtyrë ose do të luhen takime pa tifozë, në Angli lojtarët nuk lejohen në asnjë mënyrë të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin. Federata komunikon se ky protokoll do të vazhdojë dhe për ndeshjet e ardhshme./panorama-sport/