Sulmuesi i Kastriotit, Devid de Silva, është lojtari më i rëndësishëm i krutanëve, e kete e ka treguar me lojen dhe golat qe ka shenuar, duke bere per vete edhe trajnerin Ndreu qe do te deklaronte se ishte sulmuesi me i mire qe kishte stervitur.

Këtë gjë e vërtetojnë edhe statistikat. Devid kishte që nga ndeshja e fazës së dytë ndaj Partizanit që nuk zëvendësohej, si dhe në 19 javë kampionat ka shënuar 7 gola.

Zëvendësimi i tij në minutën e 54- te, kur Ndreu aktivizoi Xhekën, ishte pa diskutim surprizë. Ndoshta trajneri 54-vjeçar preferoi që ta ruante për sfidat e radhës.

Por ky zevendesim ndoshta verteton gjithnje e me shume dyshimet qe krutanet kane toleruar ndaj te kuqve. Ne fakt ne Shkoder dite para ndeshjes, kishte zera qe Kastrioti nuk do te bente ndeshjen e saj te zakonshme ndaj Partizanit.

Kishte zera se Kastrioti nuk do te luante rende dhe nuk do te vononte lojen siç beri ndaj Vllaznise dhe Kukesit dhe ne fakt keshtu rezultoi. Dhe padyshim qe kjo nuk ishte rastesi.