Sulmuesi i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç ka mahnitur të gjithë me lojën e tij, por dhe më aftësinë për të shënuar shumë gola. Me golin ndaj Bolonjës sulmuesi barazon një tjetër rekord në Seria A.

Deri më tani Vlahoviç ka shënuar 13 gola në kampionat. Sipas statistikave, 21 vjeçari është lojtari i katërt në historinë e Seria A që realizon të paktën 30 gola në një vit kalendari, pa mbushur 22 vjeç.

Këtë gjë e kanë arritur legjenda e Interit Xhusepe Meaza në vitin 1930.

Vlahoviç po vendos rekorde të njëpasnjëshme dhe forma e tij e mirë ka bërë që ai të kërkohet nga shumë skuadra.