Të luajturit për disa sezone me Skënderbeun teksa është shpallur edhe kampion me të, duket se kanë qenë shkaqe të mjaftueshme që faqja më e njohur e transferimeve ndërkombëtare të futbollistëve “transfermarkt”, ta vlerësojë Nurudeen Orelesin si futbollistin më të shtrenjtë të Vllaznisë. Ai ka një vlerë në treg prej 400 mijë eurosh.
Në vend të dytë, disi surprizë mund të jetë ndoshta kjo por faqja e njohur ka vlerësuar moshën e re dhe karrierën e deritanishme të tyre dhe prandaj ka vlerësuar Ardit Krymin dhe Erald Çinari me një vlerë secili prej 350 mijë eurosh.
Këto tre futbollistë konsiderohen më të shtrenjtit e ekipit shkodran. Ndërkohë, një nga blerjet më të rëndësishme të kuqebluve të këtij sezoni, ajo e Edon Hasanit, vlerësohet me një vlerë prej 300 mijë eurosh. Renditja vazhdon me Gilman Likën dhe Arlind Kalajnë me një vlerë 250 mijë eurosh secili, për të kaluar tek Erjon Vucaj, Alsid Tafili, Erdenis Gurishta me nga 225 mijë euro e me rradhë me Olsi Gocaj, Denis Pjeshka, Arsid Kruja dhe Florind Bardulla me vlerë secili 200 mijë euro.
© shkodrasport.com