Nga Endri ÇINARI

Sezoni i futbollit në Shqipëri ka hyrë në fazën më të “nxehtë” ku tashmë luhet faza e fundit e edicionit dhe gara është e ashpër në çdo front. I vetmi fakt i sigurt për momentin duket kompetimi i “final 4”. Ku ekipe si Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani kanë krijuar një distancë sigurie nga vendi i pestë. Megjithatë edhe këto 4 ekipe kërkojnë rezultate sa më pozitive, për të siguruar 2 vendet e para në klasifikim.

Pozicione që të japin “luksin” e barazimit në ndeshjet gjysmëfinale të “final 4”. E ndërsa gara është ndoshta shumë më e fortë në pjesën e poshtme të tabelës, ku nga vendi i pestë që mbahet nga Elbasani edhe tek ai i fundit që mbahet nga Skënderbeu distanca është vetëm 8 pikë. Në një moment ku kanë ngelur edhe 10 ndeshje për tu luajtur në sezonin e rregullt.

Por patjetër pavarësisht rivalitetit dhe garës së barabartë ka disa ekipe që po kalojnë një formë më të mirë se kundërshtarët në javët e fundit. Kështu po të llogariten 5 javët e fundit të zhvilluara ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë është Egnatia, që gjatë kësaj periudhe ka marrë 12 pikë. Pas tyre vjen Laçi, me kurbinasit që kanë marrë 10 pikë e ndërsa mbyllin treshen e parë Vllaznia dhe Tirana me nga 8 pikë të grumbulluara.

Ku edhe golavarazhi është i njëjtë për kuqeblutë dhe kryeqytetasit gjatë kësaj periudhe me 7 gola të shënuar dhe 4 të pësuar. Ajo që bën habi, por që në fakt është reflektuar edhe në renditje është forma e Partizanit. Të kuqtë janë ekipi më i dobët i 5 javëve të fundit me vetëm 3 pikë të grumbulluara. Para “demave” qëndrojnë Elbasani po me 3 pikë të grumbulluara dhe Bylis me 4 të tilla në 5 javët e fundit në kampionat.(www.shkodrasport.com)