Poezi nga Ardian Zaganjori
O Vllazni e shkreta Vllazni,
kush të ka qit me krye në hi
ti ke pas kenë një zonjë e randë,
shume kupa e kampionate i ke si gjerdanë.
E gjithë Shqipnia të thirrte nanë,
ke pasë Boriç, Rragama dhe Biza,
tash të ka mbetë një grusht me miza.
Shumë vende e shumë shtete me futboll i ke ba për vete,
tash ka ardhë dita e zezë, po na losin mend e kresë.
Po na dalin shumë trajnera,
na kanë ardhë shumë menaxhera,
veç për lekë ata flasin,
për Vllaznine b….kujt si plasi.
Hajt ta marrim tanë nga ndonjë lugë,
a ta fiksojmë ndonjë ndeshje në kupë,
këtë radhe emra s’kam shkru,
jo se nuk di, po s’du me i shkru.