Gjesti i pakuptimtë i Erhun Obanor në fund të ndeshjes të Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit i ka kushtuar futbollistit të kurbinasve. Ky i fundit është dënuar me 5 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës për goditjen me shkelm ndaj Herald Markut dhe do të jetë një telash më shumë për Laçin në sfidat në vijim në kampionat.
Komisioni njëkohësisht nuk ka gjetur prova se ka pasur shprehje raciste gjatë ndeshjes nga ana e Herald Markut, siç akuzoi mbrojtësi i Laçit, pasi ai nuk është përfshirë mes të sanksionuarve nga mbledhja e sotme e Disiplinës që ka rreshtuar edhe një sërë dënimesh për kategoritë inferiore e sidomos kampionatet e moshave,.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 15.04.2021
Lojtari i KF Laçi, Erhun Obanor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KS Korabi, Fehmi Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Valbona, Mustaf Hysenaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Luzi 2008, Xhuljan Turhani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Labëria Fc U-19, Andrea Prifti, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Labëria Fc U-19, Dionis Xhafaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FK Elbasani U-19, Arjan Kila, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Luzi 2008 U-19, Deliado Kushta, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Internacional Tirana, Drini Dushkaj, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
KF Sopoti, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër Football Republic U-19 B, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.
Skënderbeu Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Femrave, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
KF Bylis, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-15 – Grupi B, kundër Sh.F.Pepa, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Ak.Shqiponjat 2017, për aktvizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi A, kundër KF Shkodra, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
Mospranimin e kërkesës së Football Republic U-19, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Mospranimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-19, Frenki Shahaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-19, Kledis Hurmi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari, Ardjan Gega, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Lushnja Femra, Hekuran Korreshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Studenti U-15, Joel Gjana, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.