Mehdi Taremi ka hapur një gropë të madhe në sulmin e Interit. Mbi shpatullat e tij ka një karrierë me shumë tituj, me shumë çmime si lojtari i ndeshjes dhe shumë gola.Mehdi-Taremi-Inter-Milan
Me fanellën e Portos ka realizuar 91 dhe në të gjithë karrierën e tij mbi 200 gola. Ku ka përfunduar bomberi që në stërvitje dhe ndeshjet miqësore shënonte gjithmonë? Ku është lojtari që i befasoi të gjithë në aventurën zikaltër?
Kundër Leverkusenit nuk goditi kurrë në portë dhe ka prekur vetëm një top në zonë duke u vlerësuar me notën 5. Në Champions ka qenë titullar në 6 ndeshje nga 6 duke shënuar vetëm 1 gol me penallti kundër Cervena Zvezdës. Dy herë ka luajtur me Turamin, 2 me Lautaron dhe 2 me Arnautoviçin.
Kur duetin e ka bërë me francezin ka zbritur si sulmues i dytë për të lidhur sulmin me mesfushën, ndërsa herët e tjera ka qenë sulmuesi i parë. Statistikat flasin qartë, Taremi është mes 10 sulmuesve prej të cilëve priten më shumë asiste, por nga të fundit për goditje totale në 90 minuta.
Numrat e tregojnë qartë vështirësinë që po kalon. Ka shënuar vetëm një gol në 717 minuta në të gjitha kompeticionet. Në kampionat është impenjuar 10 herë dhe në Champions 6. Por në Serinë A ka luajtur vetëm 1 ndeshje si titullar. Interi ka nevojë për të sepse vetëm Turam është duke shkëlqyer në repartin e avancuar.