Vllaznia pritet të bëjë edhe për repartet e tjera të skuadrës, jo vetëm për sulmin, në mënyrë që të jetë në gjendje të përmbushë objektivat e sezonit.

Për mbrojtjen, emri më i lakuar është ai i shkodranit Serjan Repaj, i cili pak kohë më parë mbylli kontratën me Apoloninë dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Futbollisti 24-vjeçar, pas disa sezonesh me Apoloninë, kërkon të bëjë hapin e madh, ndërsa klubi kuqeblu e sheh atë si një element që mund t’i bëjë punë në të ardhmen.

Megjithatë, Vllaznia duhet të nxitojë, pasi për mbrojtësin janë të interesuara aktualisht edhe skuadra të tjera të Superiores dhe lojtarët pa kontratë janë gjithmonë okazione.