Kombëtarja e Shqipërisë U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kazakistanin, për t’u përgatitur për kualifikueset e Europianit.
Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti me origjine nga Shkodra Marash Kumbulla është shprehur se pret kualifikimin e Shqipërisë në fazën e grupeve, ashtu si edhe ftesën nga ekipi i parë i Veronës.
“Jemi një grup shumë i mirë dhe me kualitet. Tani do të shohim në këto miqësore, për të parë gjendjen tonë në fushën e lojës. Ne kemi një grup të vështirë, por objektivi ynë është që të kualifikohemi.
Kjo pasi nëse nuk kemi për objektiv fitoren, nuk ecim përpara. Unë luaj me Primarevën e Veronës dhe normalisht që objektivi kryesor i imi, është të stërvitem me ekipin e parë dhe të jem pjesë e tij”, është shprehur Marash Kumbulla. /vipsport/