Një tjetër transfertë realizohet në këtë merkato dimërore. Borussia Dortmund ka prezantuar përpara disa orësh ish-mbrojtësin e Basel, Manuel Akanji. 22-vjeҫari zviceran ka nënshkruar një kontratë për 4 vite e gjysmë me verdhezinjtë nga Westphalia për 20 milionë paund. Zvicerani do të mbajë veshur fanellën me numrin 16. Borussia Dortmund ka realizuar kështu blerjen e gjashtë më të shtrenjtë në historinë e saj.

Pas hedhjes së firmës, Akanji është shprehur shumë i lumtur përpara kamerave. “Ndihem shumë mirë për bisedimet me drejtuesit e Borussia Dortmundit, kështu që ishte një vendim i marrë me zemër dhe gjithmonë më ka pëlqyer futbolli i luajtur i Dortmundit ”, ka thënë lojtari i ardhur së fundmi në “Westfalenstadion”. Interesant është fakti që Akanji kishte tërhequr dhe vëmendjen e klubeve të mëdha angleze si Manchester United apo Liverpool.

“Djajtë e Kuq” treguan vetëbesim të tepruar për blerjen e lojtarit të Basel-it, kurse “Të Kuqtë” u tërhoqën nga interesi për Akanji pasi përmbushën synimin kryesor të merkatos, Virgil Van Dijk për 75 milionë paund.

Manuel Akanji ka qenë element kyҫ në suksesin e Basel-it në Superligën Zvicerane (Raiffeisen Super League) ku ka zhvilluar 42 ndeshje duke ndihmuar kryeqytetasit të fitonin radhazi titullin kampion të ligës zvicerane në dy vitet e fundit. /EDS/