Odise Roshi, që vazhdon futbollin e luajtur po sapo mbylli aventurën me Kombëtaren ka folur për gjithçka në emisionin e televizonit vlonjat 6+1. “Odi” siç e njohin shkurt e sheh Flamurtarin të nevojshëm në Superiore si një ekip të amdh që duhet të luftojë për titullin gjithnjë. Ai shpreson që si Apolonia dhge vlonjatët të rikthehen aty. I pyetur për një rikthim në Vlorë ku mka kaluar vitet më të bukura sipas tij, Roshi ka lënë gjithçka hapur.
Sa i takon Kombëtares, ish-lojtari kuqezi fajëson Sylvinhon që nuk e thërriste prej 1 viti. Odiseja tregon se sa herë është thirrur me Shqipërinë ka shpërthyer, ndryshe nga klubet ku ka milituar.
“Përshëndetje Saimir, përshëndetje të ftuarve në studio. Është kënaqësi për mua. Nuk u mendova 2 herë për të pranuar ftesën juaj, sidomos për respektin ndaj qytetit të Vlorës. Për momentin jam tek Erzurumspor. Janë dhge 2 ndeshje që të mbyllet faza e parë. Për momentin e kemi mbyllur këtë vit. Jemi në vend të 3-të. Nesër marrim pushimet, 3 ose 4 ditë të lira. Pastaj prapë stërvitje. Qyteti mëmë është Apolonia, aty u rrita. Kulmi im në Shqipëri ka qenë Flamurtari. Aty kam kaluar vitet më të bukura në 2009 deri 2011. Kur e shikoj Flamurtarin në Kategorinë e Parë…
Flamurtari është një ekip i madh, ka furnizuar shumë skuadra me lojtarët që ka nxjerr nëpër vite. Vlora duhet të jetë gjithmonë pretendent për titullin në Superiore. Për Kombëtaren është emocioni më i madh dihet. Nga 2011 deri 2023 kam qenë protagonist gjithmonë. Kur e shikoj që trajneri nuk më thërret prej 1 viti, nuk më ngel gjë veçse të tërhiqem me nder. Besoj, u tërhoqa me nder, jo se nuk doja të vazhdoja më me Kombëtaren.
Kombëtarja ka një ekip shumë të mirë me cilësi. Ishte vendim personal plus ai i familjes.Isha i lumtur që e mbylla në atë mënyrë me Shqipërinë. 71 ndeshje, 5 gola, 15 asiste. Jam i lumtur për çfarë kam dhënë për Kombin tim.
Kur doja t’a mbyllja, normale që është e vështirë. Pasi në çdo ekip ku luaja prisja festën mezi. Është një emocion i papërshkrueshëm, për një lojtar shqiptar. Jemi rritur nga balta me shumë vështirësi dhe kemi vajtur në Europian. Një dhembshuri shumë e madhe që e lash Kombëtaren.
Grup i vështirë. Serbia kryuesore për ne, se është derbi. Duhet seriozitet. Dihet kualiteti i Anglisë, mos të flas fare. Edhe me ekipe të vogla duhet kujdes, pasi dhe me San Marinon mund të hasesh vështirësi. Të gjithë dinë të luajnë futboll sot.
Nuk është e thënë se luan me Interin apo Milanin do të jesh absolut me Kombëtaren. Nuk të del loja ndonjëherë. Janë kushte të ndryshme.
Marr veten shembull. Tek ekipet ku kam luajtur nuk kam bërë ndonjëherë wo, por në Kombëtare ama isha një njeri tjetër. Përshtatesha shumë me grupin, lojtarët, pozicionin dhe trajnerin ndoshta.
Flas me Ribajn. E kam shok. Pasi ndeshjet live nuk i ndjek. Janë vend të dytë për momentin. T’a shikosh Flamurtarin në ligë të parë, nuk e di dmth. Nuk e ka vendin aty. Është një klub i madh.
E keni bërë mend të vishni fanelën sërish të Flamurtarit, si shoku juaj Balaj që u rikthye te Vllaznia” Po, e kam thënë dhe më parë. Do të ishte nder për mua, nuk është asnjë lloj problemi. Plus që Vlora është një qytet i bukur, i madh dhe ke qef të jetosh aty.
(Drejtori sportiv Fredi përshëndet Roshjin nga kamera dhe e mirëpret Odin tek Flamurtari si një vlerë e shtuar).
Të hënave mund të vij vitin tjetër, pasi datë 27 duhem në Antalya me ekipin. Kam luajtur 5 vite në Rusi dhe kishim 1 muaj në dimër dhe 1 në behar pushime. Turqia është ndryshe. Varet nga liga. Këtu vetëm 3 ose 4 ditë pushimi merr. Pushimet më të mëdhaja janë në verë. Dëmtimi vjen punë sekondi, shpresoj mos të kem më. Vit sa më të mbarë për Apoloninë dhe Flamurtarin. Janë vërtetë qytete, i dua të dyja në Superiore”, u shpreh Roshi.