Futbollisti i Kombëtares Odise Roshi i ka dhënë fund beqarisë. Ai është fejuar mbrëmjen e djeshme me një vajzë bukuroshe të quajtur Silvi.

Odise dhe Silvi janë prej kohësh në një lidhje, të cilën kanë vendosur ta kurorëzojnë në fejesë.

Mbrëmjen e djeshme çifti kishin organizuar një fejesë ku kanë qenë të pranishëm shumë miq e familjarë.

E fejuara e futbollistit dukej shumë elegante me një fustan të bardhë me xixa ndërsa Odise kishte zgjedhur të vishej me kostum e këmishë të zezë.