Odise Roshi është pa skuadër pas ndërprerjes së kontratës me Sakarjaspor në Turqi. Mesfushori fierak që ka qenë pjesë e padiskutueshme e Kombëtares shqiptare është kthyer tashmë një opsion edhe për Vllazninë. Te kuqtë kanë si kapiten mikun e ngushtë të Roshit, pikërisht Bekim Balaj.
Sipas “Panorama Sport” drejtuesit e klubit shkodran i kanë kërkuar sulmuesit të bëhet shkes për të bindur Roshin që të pranojë ofertën e mundshme të Vllaznisë. Gjithçka është në hapat e para, me fierakun që sigurisht ka një kosto të lartë.
Por nga ana tjeter, flitet se edhe Partizani eshte i interesuar per sherbimet e ketij futbollisti. A do te rikthehet ne kampionatin shqiptar Roshi apo do te shohe ndonje opsion tjeter per karrieren e tij?
Kjo mbetet per t’u pare. Te Vllaznia ne fakt qe prej ardhjes se Balajt emri i tij eshte permendur disa here dhe nuk eshte çudi qe ata te ribashkohen serish ashtu siç kane bere me pare ne Kroaci, Rusi, Turqi dhe ne ekipin tone kombetar.