Zhoze Murinjo mbeti i pakënaqur nga arbitrimi i Entoni Tejlër në finalen e Ligës së Europës që Roma humbi përballë Seviljës.

Ai priti në parking duke e ofenduar anglezin dhe duke i thënë se ishte një turp.

Duket se UEFA nuk është kursyer me portugezin pas këtij veprimi dhe ka marrë masa që mos të ndodhë më.

Kështu Murinjo nuk do të jetë prezent me Romën në katër ndeshjet e radhës europiane që verdhekuqtë do të luajnë.