Dushan Vlahoviç po shkëlqen në radhët e Fiorentinës. Sulmuesi nuk po resh së shënuari dhe klubet që po kërkojnë shërbimet e tij sa vijnë dhe shtohen. Arsenali është ndër ato ekipe që ka shfaqur interes konkret.
Megjithatë gjithçka ka mbetur vetëm hipotezë për shkak të rrethanave ekonomikë. Fiorentina kërkon ta shesë që në janar 21 vjeçarin, sepse kontrata e tij përfundon në fund të sezonit.
Vjollcët kërkojnë të paktën 58 milionë paund për të. Sikur të mos mjaftonte kjo, në skenë del dhe një problem tjetër.
Sipas mediave angleze Vlahoviç kërkon një kontratë 5 vjeçare, me 300 mijë paund në javë.
Por paratë nuk janë gjithçka pasi serbi synon një ekip që të jetë i aftë të luftojë për trofe dhe Arsenali nuk ja garanton këtë.