Një bar (lokal) në Brazil ofron një tekila (pije e përzier, që njihet me termin “chupito” në këtë vend) për çdo herë, që Neymar bie (rrëzohet) gjatë ndeshjes së radhës në Botërorin e Rusisë, që do ta luajë kundër Serbisë.

Kjo ofertë vlen për të gjithë ata, që do ta përcjellin takimin në mjediset e këtij bari.

Që nga shpallja e ofertës, ky lokal ka thyer një rekord rezervimesh.

Askush nuk dëshiron të humbasë… disa tekila falas, duke ditur që Neymar nuk i kursen ato që nga kundërshtarët quhen simulime.

Ky bar quhet “Sir Walter Pub” dhe ka përdorur këtë truk për të tërhequr klientë gjatë zhvillimit të ndeshjes midis Brazilit dhe Serbisë, të mërkurën. Ai ndodhet në lagjen “Vila da Penha”, në Rio de Janeiro.

Neymar është një nga lojtarët me më shumë faulla të marrë gjatë Kupës së Botës në Rusi.

Ai ka 14 faulla të pësuar në dy ndeshje, 10 prej tyre vetëm në debutimin kundër Zvicrës.

Ky është numri më i madh i faulleve që merr një lojtar në një ndeshjeje futbolli të Botërorit, që kur Alan Shearer pësoi 11 faulla kundër Tunizisë, në “Francë 1998”.