Barcelona refuzoi një ofertë të çmendur nga PSG për talentin Lamine Yamal në merkaton e verës. Këtë e konfirmoi agjenti i mesfushorit të blaugranave, Dani Olmo.
Në qershor, klubi parisien kishte nisur kërkimet për zëvendësuesin e yllit Kylian Mbappe. Sulmuesi anësor i Spanjës pëlqehet së tepërmi nga drejtuesit, që vendosën të bënin një ofertë të çmendur për ta pasur.
Pak para ditëlindjes së 17 të Yamal, klubi blaugrana u kontaktua dhe drejtuesit parisienë i thanë se ishin të gatshëm të paguanin 250 mln euro për kartonin e futbollistit.Por përgjigja e Barcelonës ishte e prerë: Jamal nuk është në shitje.
Menaxheri i Olmos Andi Bara tha se ai ishte i sigurt se oferta kishte qenë, pavarësisht se shumë tifozë e vunë në dyshim këtë gjë. Bara negocioi edhe kalimin e Olmos te blaugranat këtë verë.
Barcleona vuajti jo pak për të gjetur fondet e nevojshme për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, i cili më pas u detyrua të priste dy javë përpara se klubi të mund ta regjistronte në La Liga. Por pavarësisht këtyre pengasave, Olmo e kishte të qartë të ardhmen e tij, ai do të mbante veshur fanellën e katalanasve, pavarësisht se katër klube të tjera kishin bërë oferta për të.