Futbollisti shqiptar më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Elseid Hysaj vendosi që të punonte me Karlo Ançelotin te Napoli, megjithëse për të kishte oferta nga Bajerni, Çelsi apo edhe ekipe të tjera të këtij niveli që ishin gati të ofronin miliona euro për shërbimet e shqiptarit.

I afruar te Napoli nga ekipi i Emploit, Hysaj arriti të shndërrohet në një nga mbrojtësit më të mirë në Europë për atë pozicion, por megjithatë paga që Hysaj merr te Napoli nuk është edhe aq e konsiderueshme.

Duke ditur që Hysaj është ndër më të rëndësishmit në skuadër dhe në listë, renditet në vendin e 12 për sa i përket pagës, mund të thuhet se nuk merr aq sa realisht meriton.

Aktualisht, mbrojtësi shkodran përfiton 1.6 milionë euro në sezon te Napoli duke qenë edhe pas lojtarëve si Grins, Mario Rui apo Kirikes që përfitojnë më shumë se 24-vjeçari.

Kontrata e tij aktuale, skadon në vitin 2022, ndërkohë që pritet që Napoli t’i ofrojë rinovimin dhe natyrisht nj rritje page, për të bindur mbrojtësin që të qëndrojë në “San Paolo” edhe për disa vite të tjera./vipsport/