Sulmuesi shkodran i Kukësit, Sindrit Guri, po bën një sezon të shkëlqyer, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt kreut të renditjes.

Ka marrë oferta edhe nga jashtë, por së fundi ka ardhur një ofertë nga Koreja e Jugut është vërtet joshëse, pasi bëhet fjalë për një shifër rreth 500 mijë euro.

Por Guri vetë duket se ka plane të tjera. Lojtarin 24-vjeçar e tërheq më shumë një aventurë në një kampionat evropian, sigurisht, më të fortë se Superiorja, ku patjetër përfitimet financiare do të jenë më të mëdha.

Në këtë situatë, gjasat janë që shkodrani t’i thotë “jo” ofertës koreane dhe të presë dhe të presë një alternativë më të mirë për të ardhmen e tij, një kampionat, ku mund të rritet më shumë profesionist, pasi paratë nuk janë gjithçka në karrierë. / Vipsport/