Ka akoma shumë zhgënjim për eliminimin e Brazilit në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Kroacisë. Megjithatë, vëmendja është zhvendosur drejt Richarlison, një prej protagonistëve të aventurës së brazilianëve në Katar dhe tatuazhit të tij të fundit.
Në fakt, sulmuesi i Tottenham ka bërë tatuazh në shpinë fytyrat e tre kampionëve brazilian: në të majtë Ronaldon, Fenomenin, në anën tjetër Neymar dhe në qendër veten.
Një tatuazh që ka bërë që tifozët të diskutojnë dhe që mesa duket nuk është vlerësuar as nga vetë Neymar, i cili duket se po bën gjithçka është e mundur që ta bindë shokun e tij të kombëtares ta heqë.
Sipas raportimeve të Globo Sport, sulmuesi i PSG-së duket se i ka ofruar 30,000 euro Richarlison-it për t’i hequr fytyrën nga shpina. Një vendim që është mbështetur nga tifozët, të cilët nuk e pëlqyen idenë e tatuazhit apo realizimin e tij./telesport/