Theofilus Solomon duket se po e mendon seriozisht largimin nga kampionati shqiptar. Pas një viti e gjysëm në radhët e Partizanit, sulmuesi nuk ka arritur atë që shpresonte e mbi të gjitha nuk ka dhënë atë që pritej prej tij. Por kjo nuk ka ndaluar që në adresë të tij të vijnë oferta dhe më e fundit vjen nga Azerbajxhani.

Neftçi Baku është interesuar për sulmuesin e Partizanit dhe ai vetë ka pranuar se ka pasur biseda konkrete me skuadën pjesë e të cilës është edhe një tjetër ish i kuq, Bruno Telushi.

“Tani nuk po negocioj me askënd. Kishte kontakte me një klub, me Neftçin. Por nuk mund të them asgjë më shumë për këtë. SIgurisht, nëse diçka rregullohet, atëherë unë jam gati të luaj për atë skuadër”, ishin fjalëet e Solomon për mediat azere rreth kësaj çështje, duke i hapur rrugë largimit të tij nga të kuqtë.

I afruar nga Partizani në verën e vitit 2019, Solomon ka laujtur deri tani në radhët e të kuqve 36 ndeshje në Superiore, duke shënuar vetëm 7 gola, 5 në edicionin e kaluar dhe 2 në atë aktual. Edhe pse ai ishte afruar si qendërsulmues te Partizani, duke parë se nuk është një finalizues i mirëfilltë, trajneri Daja në këtë edicion e ka zhvendosur lojtarin në krah. Me rihapjen e merkatos, Partizani tashmë ka mundësi të afrojë e largojë futbollistë, ndaj lamtumira e Solomon është një hipotezë mëse e mundshme. /vipsport/