Mbrojtësi Esin Hakaj largohet përfundimisht nga Partizani. Burime pranë lojtarit konfirmojnë për “Panorama Sport” se shkodrani e ka mbyllur me të kuqtë dhe nuk do të rinovojë, pasi kërkesa e tij nuk është plotësuar, që ishte pagë 6 mijë euro në muaj.
Hakaj ka dy oferta në tavolinë, nga Samsunspori në Turqi, ekip ku u transferua Çinari, si dhe nga ekipi i Vllaznisë, që tenton ta rikthejë 24-vjeçarin në vendlindje.
Mbetet për t’u parë se ku do të firmosë Esin Hakaj, por një gjë është e sigurt, aventura e tij e kuqe ka përfunduar.
Hakaj sezonin e shkuar luajti 35 ndeshje nga 36 në total, duke qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ilir Dajës.